Bayern Munchen blen Dante
Është zyrtare: Bayern Munchen ka mbyllur operacionin e blerjes së futbollistit brazilian Dante, qendërmbrojtës i Borussia Monchengladbach.

28-vjeçari ka firmosur për katër sezone me finalistët e Ligës së Kampioneve, deri në 30 qershor 2016.

" Bayern Munchen është një nga klubet më të mëdhenj të botës dhe tashmë do të kem mudësinë të luaj në nivele maksimale dhe të fitoj tituj. Ishte një ëndërr për mua të hidhja këtë hap në karrierën time", theksoi Dante në deklarata të publikuara në faqen zyrtareBayern Munchen.

Ndërsa Christian Nerlinger, drejtori sportiviI bavarezëve, theksoi: " Jemi të kënaqur me blerjen e Dante. Është një profesionist i madh që do të na ndihmojë në arritjen e objektivave tanë". /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2012, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori