E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Bayern Munchen hynë në garë për 100-milionshin e Seria A
Shumë klube kanë shfaqur admirimin e tyre për talentin premtues të Fiorentina-s dhe Italisë, Federico Chiesa, ndër to edhe Bayern Munich.

Siç raporton La Repubblica, bavarezët i kanë hedhur sytë te sulmuesi i shpejtë i Viola-s.
Përveç gjermanëve, për të kanë shfaqur interes edhe Liverpool, Juventus, Inter dhe Roma.

21-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin e Serie A. Siç raporton Corriere dello Sport, Fiorentina kërkon të përfitojë sa më shumë për sulmuesin e saj.

Klubi italian nuk do të konsiderojë asnjë ofertë poshtë 100 milionë eurove. /albeu.com/



Shtuar më 25/03/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori