Bayern Munchen kalon me lehtësi Fenerbahcen dhe shkon në finalen e "Audi Cup"
Bayerni i Mynihut shkërmoq Fenerbahcen në gjysmëfinalen e dytë të “Audi Cup” me rezultatin e thellë 6-1.

Pritej, në fakt, kualifikimi i të zotëve të shtëpisë, por kurrsesi me një rezultat tenistik, që tregon dhe diferencat e mëdha në cilësi mes dy ekipeve.

Në këtë përballje të zhvilluar në “Allianz Arena” në radhët e Fenerbahces luajti për 90 minuta Vedat Muriqi, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i blerë këtë verë nga gjigantët e Stambollit.

Ai pati një rast të pastër në fund të pjesës së parë, por goditi jashtë, më tej e pati të pamundur të bënte diçka mes mbrojtjes solide të Bayernit.

Sa i përket kronikës, bavarezët shënuan 5 herë vetëm në pjesën e parë me autorë Muller (2 gola, 1 me penallti), Sanchez, Goretzka dhe Coman, ndërsa në fraksionin e dytë Muller gjeti golin e tretë personal, para se Kruse të shënonte golin e nderit për Fenerbahcen.

Në finale Bayerni do të përballet me Tottenahmin, ndërsa Fenerbahce për vendin e tretë me Realin e Madridit.
Shtuar më 30/07/2019, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori