Bayern Munchen nis negociatat me lojtarin që aktivizohet në Ligue 1
Nicolas Pepe mesa duket është kandidati numër një i Bayern Munchen për merkaton e verës, shkruan Albeu.com

Siç është raportuar gjatë ditës së premte nga Sky Sport, mesfushori ofensiv do t’i kushtonte shumë bavarezëve.

Bëhet fjalë për një shifër rreth 60 deri në 80 milionë euro.

Megjithatë, kjo shifër e çmendur mesa duket nuk e ka trembur aspak klubin gjerman.

Sipas së përditshmes franceze Le 10 Sport, drejtuesit e Bayern kanë nisur negociatat me OSC Lille për lojtarin. /albeu.com/

Shtuar më 09/03/2019, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori