Bayern Munchen nuk e harron Sanen, e kërkon në Janar
Duket se pas bisedimeve të dështuara verën e kaluar vetëm në momentet e fundit për shkak të një dëmtimi të rëndë që Leroy Sane pësoi në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit, ata do të rihapen prapë. Bayern Munich po insiston që në janar ta afrojë Sanen në klubin e saj.

Në orët e fundit duke iu referuar lajmeve që raporton Bild një drejtues i skuadrës bavareze që është ngarkuar për të mbyllur këtë operacion merkatoje ka patur një takim me menaxherin e lojtarit, si për të treguar se Bayerni nuk ka hequr aspak dorë nga ideja për të firmosur me Leroy Sane të Manchester City-t.
Shtuar më 09/10/2019, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori