Bayern Munchen nuk ndalet, merr fitoren e rradhës ndaj Koln (VIDEO)
Bayern Munich po vazhdojnë me fitore në Bundesliga.

Skuadra e Hansi Flick ka marrë tri pikë në përballjen me Koln, duke fituar 0:2.

Thomas Muller hapi llogarinë në këtë takim, duke shënuar gol në minutën e 13’.

Serge Gnabry shënoi për 0:2 në minutën e 45’+1, për t’i qetësuar edhe më shumë bavarezët.

Në pjesën e dytë skuadra e Flick administroi mjaft mirë me rezultatin, duke bërë që të dalin nga terreni i Koln me tri pikët, me vendasit që shënuan vetëm një herë me anë të Drexler, në minutën e 83′ për 1:2.

Bayern janë tashmë liderët e tabelës me 15 pikë, kurse Koln mbetet me vetëm dy pikë.
Shtuar më 31/10/2020, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori