Bayern Munchen, tension Guardiola-Ribery (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tension në qëndrën stërvitore të Bayern Munchen. Pas debatit të para disa ditëve mes Pep Guardiolës dhe Thomas Muller kësaj here tekniku spanjoll e ka kapur me francezin Franck Ribery. Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, gjithçka ka të bëjë me skemat e ish teknikut të Barcelonës dhe rolit që kërkon në fushën e lojës Ribery.

Francezi ka kërkuar më shumë lirshmëri në fushën e lojës, duke kontribuar në krahun e majtë me depërtimet e tij të shpejta. Gjithashtu ai ka kërkuar nga Guardiola që loja e Bayernit të bazohet te krahët, duke patur parasysh edhe Arjen Robben në krahun e djathtë.

Pas disa momentesh debati me zë të lartë në fund gjithçka u zgjidh me një shtrëngim duarsh. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori