Bayern mund të kurorëzohet që në 15 mars
Që tifozët bavarezë mund të festojnë titullin e 24-t që në mars, ky është një fakt tashmë i njohur pas shkëputjes me 19 pikë diferencë nga ndjekësja më e afërt në Bundesligë, Bayer Leverkusen dhe 20 nga Borussia Dortmund (vendi i tretë). Nëse i fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre të radhës, dhe ndjekëset më të afërta nuk gabojnë, rekordmenët do ta ngrenë trofeun e Bundesligës që në ndeshjen me Hoffenheim në "Allianz Arena" më 29 mars (një javë më herët seç bëri skuadra e sezonit të shkuar e Jupp Heynckes).

Por, data më e afërt e mundshme e hipotekimit të kampionatit gjerman nuk është java e fundit e marsit, por data 15 e muajit të ardhshëm që përkon me javën e 25-të të kampionatit. Nëse Bayern Munchen do të mundte në "Allianz-Arena" Leverkusenin e vendit të dytë, ata do shpalleshin kampionë. /albeu.com/


Shtuar më 27/02/2014, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori