Bayern Munich arrin akordin me bomberin e Lillë
nicolas
Nicolas Pepe është pranë transferimit tek Bayern Munich. Sipas kanalit "Bein Sport" Bavarezët tashmë kanë arritur akodrin me bomberin e Lillë-s dhe në fund të sezonit ai do të jetë nën urdhrat e Niko Kovac.

Klubi bavarez kërkon të rinovojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe po mundohet të gjejë pasardhësit e Robben dhe Ribery.

BeIN pretendon se gjermanët kanë bërë një ofertë e cila është shumë pranë 80 milionë eurove që kërkojnë francezët.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është pjesë e Lillë që nga viti 2017. Ai në 64 ndeshje si titullar ka realzuar 30 gola në Ligë One. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori