Bayern Munich barazon me Wolfsburgun (VIDEO)
Pëlqej
Bayern Munich ka barazuar në xhiron e gjashtë të Bundesligas.

Kampioni aktual gjerman nuk ka mundur të triumfojë para shikuesve të vetë kundër Wolfsburgut duke luajtur baras me rezultat 2-2.

Robert Lewandowski, sërish është treguar i saktë nga pika e bardhë si në javën e kaluar. Polaku realizoi gol në të 32 minutë kundër Ujqërve, të cilët u treguan të fortë në mbrojtje.

Arjen Robben ka shënuar golin e dytë për bavarezët pas devijimit të topit prej mbrojtësve të mysafirëve dy minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Megjithëse, “Rekordmeister” dominoi në këtë takim, mysafirët realizuan dy gola në 45 minutshin e dytë.

Fillimisht, Maximilian Arnold ishte autor i golit në të 56 minutë pas një goditja prej një distancë prej 30 metrave, ku portierit të “rekordmeister” i rrëshqiti topi nga dora.

Kur pritej që vendasit të shënojnë fitore, mysafirët befasuan edhe me një gol. Ishte mesfushori Daniel Didavi, ai i cili realizoi golin e dytë shtatë minuta para përfundimit të takimit.

Në minutat në vazhdim te dyja ekipet patën disa raste, por asnjëra nuk mundi të gjej rrugën e golit dhe në këtë formë, takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Pas kësaj, Bayerni zë vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa ka edhe lideri Borussia Dortmund, i cili do të takohet nesër me Borussia Moenchengladbach.
Shtuar më 22/09/2017, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori