Bayern Munich futet në garë për Dembelen
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele ka përfunduar në radarin e gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Dembele u transferua gjatë verës së kaluar te Barcelona nga Borussia Dortmund për një shifër që kaloi shifrën e 100 milionë eurove.

Skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë pasi shumë gjigantë evropianë e duan në radhët e veta Dembelen.

Sipas "Don Balon", Bayern Munich është skuadra e fundit që i është bashkuar anësorit francez.

Bayern Munich është i interesuar të ripërtërij krahët e sulmit dhe thuhet se ka gati 100 milionë euro për ish-yllin e Dortmundit.

Përveç Bayernit, interesim për Dembelen kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze, Liverpooli e Arsenali dhe francezët e Paris Saint-Germain. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori