Bayern Munich merr një lajm fantastik para sfidës me Liverpoolin
Bayern Munich ka marrë një lajm fantastik para përballjes së parë ndaj Liverpoolit në kuadër të UEFA Champions League.

Manuel Neuer është i gatshëm që të rikthehet në ndeshjen ndaj skuadrës angleze, e që padyshim se është një lajm fantastik për bavarezët.

“Jam mirë, nuk është edhe aq serioz lëndimi”, tha fillimisht portieri gjerman.

“Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të jem i gatshëm që të luajë ndaj Liverpoolit”, deklaroi Neuer. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori