Bayern Munich në ndjekje të sulmuesit të Leipzig
Bayern Munich do të mundohet të sjell lojtar të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Bavarezët tashmë kanë identifikuar disa lojtar që pritet të jenë pjesë e skuadrës dhe një prej tyre ështçë sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner.

Në fakt, bavarezët kanë një përparësi të vogël kundrejt Liveproolit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman.

Werner thuhet se i ka thënë trajneri Ralf Rangnick se duhet të marrë një vendim në lidhje me një marrëveshje të re ose të largohet prej ekipit.

Liverpool është duke shikuar zhvillimet nga afër, megjithatë, “Bild” shkruan sot se Werner tashmë është përcaktuar të mbetet në Bundesliga.

Futbollisti është i lidhur me skuadrën gjermane deri në vitin 2020 gjersa iu ofrua një marrëveshje e re para Krishtlindjeve. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori