Bayern Munich nuk fal, mposht në transfertë Stuttgartin
Bayern Munich ka fituar lehtësisht ndaj Stuttgartit me shifrat 0-3 në "Mercedes-Benz Arena".

Skuadra e Niko Kovac iu deshën pothuajse 40 minuta për ta gjetur rrugën e rrjetës, kur i transferuari nga Schalke 04, Leon Goretzka shënoi golin e tij debutues për Bayernin.

Në pjesën e dytë, Bayerni ishte skuadër edhe më bindëse, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Së pari Robert Lewandowski në minutën e 62' e më pas edhe Thomas Muller (76').

Pas kësaj fitoreje Bayerni kryeson kampionatin gjerman me 6 pikë, ndërsa Stuttgart renditet në vendin e fundit me 0 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori