Bayern Munich ofron 30 mln euro për Hudson-Odoi
Bayern Munichu vazhdon të ndjekë talentin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Klubi bavarez ka gati 33 milionë euro për sulmuesin anësor, Hudson-Odoi.

Gjigandi gjerman e ka rritur ofertën për të, pasi oferta e parë prej 22 milionë eurove iu refuzuar në ditën e Vitit të Ri.

Kontrata aktuale e 18-vjeçarit skadon në vitin 2020, dhe klubi anglez dëshiron që ta mbajë atë për më gjatë në “Stamford Bridge”. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori