FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Bayern Munich pret ofertat për Jerome Boateng
Pëlqej
Kryetari i klubit Karl – Heinz Rummenigge ka pranuar që gjermani mund të largohet nga klubi këtë verë.

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munichu pasi që kryetari Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se kampionët e Bundesligas janë të hapur për ofertat që vinë në drejtim të tij.

“Mendimet e tij për largim nga Bayerni ende ekzistojnë dhe e njëjta gjë është thënë edhe nga agjenti i tij”, tha Rummenigge për Sport Bild.

“Ne e dimë që kjo temë është e nxehtë dhe gjërat po qartësohen. Kur një klub interesohet dhe Jerome thotë që ai dëshiron ti bashkohet atij klubi, ne e marrim në konsideratë”.

“Unë nuk e shprehu faktin se ne kemi një prag financiar, por oferta për të nuk duhet të jetë e ulët. Por e di që Jerome është duke menduar largimin”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori