Bayern Munich refuzon ofertën e PSG për mbrojtësin e tyre
Pëlqej
Jerome Boateng duket se këtë sezon nuk do të largohet nga Bayern Munich. Mbrojtësi gjerman ishte ndër emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Manchester United e kërkoi me këmbëngulje, por në fund nuk u arrit asnjë marrëveshje mes klubeve.

Pritej largimi i gjermanit në drejtim të kryeqytetit francez, Paris, ku PSG po tentoi transferimin e tij.

Por e përditshmja gjermane Sport Bild, ka raportuar se gjatë ditës së sotme Bayerni ka refuzuar një ofertë nga PSG.

Kampionët e Francës kanë ofruar plot 40 milionë euro për transferimin e Boatengut, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga krerët e klubit bavarez.

29-vjeçari shihet si një lojtar i rëndësishëm nga trajneri Kovac që ka shprehur dëshirën ta ketë në skuadër.
Shtuar më 31/08/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori