Bayern Mynih, Hejnkes ul në stol Robben
Ditë të vështira për Roben. Në fitoren kundër Shtutgartit në Kupën e Gjermanisë, trajneri bavarez, Jup Hainkes, nuk e lejoi Arjen Robenin të luajë. i vetmi aktivitet i holandezit ishte vetëm nxemja.

“Para ndeshjes pata një bisedë me Arjenin, por preferoj të mos flas për detajet e saj”, është shprehur trajneri i Bajernit në një konferencë për shtyp në lidhje me lënien e Robenit jashtë formacionit bazë. Hainkes vendosi Tomas Mylerin në krahun e djathtë, pikërisht në pozicionin e Robenit. Ishte pikërisht Myler ai që përgatiti madje edhe golat e Riberisë dhe Gomezit. Ky ndryshim në formacion i jep të drejtë Hainkesit për vendimin që mori ndaj Robenit.

Vetëm një ndryshim në formacion dhe Hainkes e rikthen Bajernin nnë rrugën e fitores. Megjithatë duhet thënë se vendimi i trajnerit nuk është edhe aq i rastësishëm, ai ka të bëjë me dobësitë që po tregon Roben në fushën e blertë.

Në fazën e dytë të sezonit të kaluar, sulmuesi në fjalë ishte tepër aktiv, duke shënuar dhjetë gola e duke përgatitur shumë të tjerë. Ndërsa në sezonin aktual ai ka shënuar pesë deri tani dhe ka asistuar në ppërgatitjen e një goli tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori