Bayern në ankth për Coman, pritet të mungojë Liverpoolit
Mbrëmjen e së premtes Bayern Munich fitoi me vështirësi 3-2 kundër Augsburgut, shkruan Albeu.com.

Një mbrëmje që ishte gati për të qenë e përsosur për Kingsley Coman, autor i një dopiete. Por ai u largua me dhimbje nga fusha në fund të ndeshjes.

Ish-lojtari i Juventusit u dëmytua pas një përplasjeje me një mbrojtës të Augsburg, teksa lëndoi sërish këmbën e majtë, sic i ndodhi vjet duke humbur dhe Kupën e Botës.

Ndërkohë ende nuk dihet sa do të mungojë por me shumë mundësi ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Liverpoolit të martën mbrëmë për ndeshjen më të rëndësishëm në Ligën e Kampioneve. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori