Bayern nën akuzë për shkak të fanellës së lojtarit
Bayern Munich është paditur nga UEFA pasi Leon Goretzka ka veshur fanellën e gabuar gjatë humbjes me Liverpool, duke thyer rregullat e sponsorit të kompeticionit.

Goretzka kishte veshur fanellën e Bayern që përfshinte logon e Qatar Airways, përveç sponsorit gjenerat T-Mobile që është përpara.

Sipas nenit 28 të rregullores së fanellave të UEFA-s, lejohet vetëm një sponsor gjatë ndeshjeve të Champions League dhe duhet të pozicionohet përpara fanellës duke mos kaluar limitet 200cm x 200cm.

Mëngët e fanellave të Champions League zakonisht kanë vetëm logon e kompeticionit me fushatën e "Respect" që shihet në çdo bluzë.

Kampionët gjermanë do të dënohen nga UEFA edhe për shkak se tifozët e tyre kanë përdorur fjalë ofenduese kundër VAR.

Çështja do të shqyrtohet nga Trupi i Etikës dhe Disiplinës në UEFA më 16 maj. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori