Bayern, nis procesi ndaj Uli Hoeness (VIDEO)
Pëlqej
Presidenti i Bayen Munchen, Uli Hoeness del përpara gjykatësve për t’u përballur me akuzat për evasion fiskal. Numri 1 i shoqërisë bavareze, akuzohet nga prokuroria për fshehje të të ardhurave, prandaj në dëm të tij, ditën e Hënë ka nisur procesi gjyqësor ku nëse rezulton fajtor rrezikon deri në burgim. Prokurorët gjermanë paraqitën provat për evazion fiskal pasi mendohet se Hoeness ka fshehur të ardhurat e tij në një llogari bankare në Zvicër.

Gazeta bavareze “Sueddeutsche Zeitung” që citon burime ende të paidentifikuara, Hoeness i detyrophet shtetit gjerman rreth 4.9 milionë Dollarë taksa, por nga ana tjetër ekziston edhe mundësia që gjykata bavareze ta pushojë çështjen kundër 62-vjeçarit.

Pasi doli nga dyert e gjykatës, vetë Hoeness i shmangu mediat e pranishme duke mos preferuar të bëjë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

Numri 1 i Bayernit dhe njëkohësisht ish kampioni i botës në vitin 1974 rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie nëse rezulton fajtor për akuzat e ngritura. Vendimin përfundimtar, togat e zeza do ta marrin për përfunim për kësaj jave. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2014, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori