Bayern nuk do të ketë në dispozicion për disa javë yllin e ekipit
Probleme nga infermieria për skuadrën kampione të Gjermanisë, Bayer Munich.

Sipas medieve gjermane, mesfushori Leon Goretzka ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë gjatë stërvitjes me kombëtaren gjermane në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020 dhe si pasojë i është nënshtruar një operacioni për të reduktuar hematomën e shkaktuar nga dëmtimi.

Për momentin drejtuesit e klubit bavarez nuk kanë dhënë asnjë sqarim rreth kohës së rikuperimit të 24-vjeçarit.

Por sipas raportimit të medieve thuhet se futbollisti do të mungojë për disa javë.
Shtuar më 14/09/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori