Bayern nuk ka ndërmend të vazhdojë me Kovac sezonin e ardhshëm, sytë nga Anglia
Edhe pse nuk arriti të shkojë te Real Madrid apo Manchester United pretendentët për të marrë trajnerin argjentinas Mauricio Pochettino nuk mungojnë. Trajneri aktual i Tottenham në Premier League mund të transferohet në Gjermani, për të drejtuar gjigandët e Bayern Mynih.

Lajmin e ka konfirmuar sot "El Mundo Deportivo", që shprehet se argjentinasi do të zërë vendin e Niko Kovac, që nuk bind. Sipas medias spanjolle, ardhja e Pochettino është pjesë e një projekti masiv, që ka si qëllim rinovimin e skuadrës së Bayern.

Skuadra bavareze beson se trajneri aktual i Tottenham është njeriu i përshtatshëm për të ndërtuar një Bayern me emra të rinj dhe kampionë. Rezultatet e mira që argjentinasi ka arritur në Premier kanë bindur kampionët e Gjermanisë të investojnë te Pochettino.

Për të bindur Pochettino që të pranojë detyrën, Bayern ka zyrtarizuar blerjet e dy yjeve të futbollit si Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard. /albeu.com/


Shtuar më 10/04/2019, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori