Bayern ofron 80 milion euro për Sane, City i thotë "JO"
Me 17 lojtarë në organikë, Bayern Munichu ka filluar sot stërvitjet për ndeshjet parasezonale.

Trajneri Niko Kovac ka bërë të ditur se ka nevojë edhe për katër lojtarët të tjerë, të cilët bavarezët duhet t’i transferojnë gjatë merkatos së verës.

Skuadra gjermane është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Leroy Sane, mirëpo Manchester City po kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.

Bayerni fillimisht zbehu interesimin për anësorin gjerman, mirëpo tani është rikthyer sërish me një ofertë të përmirësuar.

Kampionët e Bundesligas kanë bërë javë më parë një ofertë rreth 80 milionë euro, ndërsa tani po planifikojnë të ofrojnë 90 milionë.

Bavaraezët janë në garë po ashtu edhe për transferimin e Ousmane Dmbeles nga Barcelona dhe Cengiz Underit nga Roma, me këtë të fundit që duket si opsion më i mundshëm për t’u realizuar.
Shtuar më 08/07/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori