Bayern-Paderborn, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

BAYERN MUNCHEN (3-2-2-3)
Pëlqej
Në momentin që u publikua kalendari i Bundesligës më herët gjatë verës, askush nuk mund ta imagjinonte se ndeshja më e "madhe" e javës së 5-të e kampionatit gjerman do të ishte pikërisht ajo mes Bayern Munchen dhe Paderbornit.

Por, klubi më i suksesshëm i Gjermanisë do të presë të sapongjiturit në Bundesligë në "Allianz Arena", mbrëmjen e sotme, në atë që mund të konsiderohet si përplasja e parë mes kryesuesish deri më tani, pasi ekipi modest do të udhëtojë drejt kryeqytetit bavarez me petkun e "kryesuesitpamposhtur".


Bavarezët janë ende pa një sërë lojtarësh titullarë në ndeshjet e para. Bastian Schëeinsteiger, Javi Martinez, Holger Badstuber, Thiago dhe Franck Ribery janë të gjithë mungesa të konfirmuara. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori