Bayern godet serish, vjen Lewandowski
Pas Mario Gotze, një tjetër nga yjet e Borusias së Dortmundit do t’i bashkohet Bayern Munchen në sezonin e ardhshëm.

Enrique Reyes, agjenti i trajnerit Jupp Heynckes, deklaroi ditën e mërkurë se “është i sigurt” për kalimin e Lewandoswskit në “Allianz Arena” në sezonin e ardhshëm.

“Bayerni ka firmosur edhe me Lewandoswskin. Blerja e Gotze është shoqëruar edhe me atë të polakut e kjo do të bëhet e njohur në ditët në vazhdim”, deklaroi përfaqësuesi i Haynkess në mikrofonat e rrjetit televiziv spanjoll “Cadena Cope”.

“Problemi i Bayernit është se ka para me tepricë dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë. Pak a shumë është e njëjta situatë si me Javi Martinez, një sezon më parë. As që denjojnë të negociojnë për blerjen e futbollistëve, vetëm sa paguajnë direkt klauzolën e prishjes së kontratës”.

Për Reyes, lajmi tashmë është bërë zyrtar dhe brenda Bajernit e Borussias të gjithë e kanë mësuar këtë transferim, por zyrtarizimi do të vijë pas ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2013, ora 20:35
chelsea
e Enjte 25 Prill 2013, Ora 12:13
e kam dite qe bajerni me nje her pas lojes se mbremshme ka me e ble ket sulmues , perfekt ,
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori