Bayern, pas Guardiolas vjen Neymar?
Pasi siguroi shërbimet e Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm Bayern Munchen po mendon tashmë edhe për përforcimin e skuadrës. Sipas asaj që shkruan spanollja "AS", drejtuesit bavarezë po punojnë për të sjellë në Allianz Arena as më pak e as më shumë por talentin e Santos, Neymar.

Braziliani ka një kontratë që i skadon në vitin 2014 dhe ndiqet prej kohësh nga Barcelona dhe Real Madrid.

Mes ish trajnerit të Barcelonës dhe Neymar ka një respekt reciprok dhe mos harrojmë që para pak ditësh ylli brazilian u shpreh se do të donte të ishte një ditë në urdhërat e Guardiolës.

A do ta pranojë ta bëjë një gjë të tillë te Bayerni? Të presim e të shohim.../albeu.com/
Shtuar më 17/01/2013, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori