Bayern piketon yllin e Seria A si pasardhësin e Robben
FC Bayern Munich ka bërë një ofertë për Federico Cheisa-n. Sipas Corriere dello Sport, bavarezët i kanë ofruar 70 milionë euro Fiorentina-s gjatë pasdites së martë.

Sulmuesi 21-vjeçar është lojtari i duhur për gjermanët, pasi vetë drejtuesit kanë shprehur nevojën për blerjen e një sulmuesi anësor të shpejtë dhe të rrezikshëm.

Bayern është gati të bëjë shpenzime të mëdha në merkaton e verës dhe 70 milionë euro për një italian të ri dhe të talentuar do të ishte një investim me mend.

Lojtari i preferuar i kampionëve rekord të Gjermanisë Callum Hudson-Odoi ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes të së hënës ndaj Burnley-t kështu që Bayern po sheh për alternativa. /albeu.com/


Shtuar më 23/04/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori