Bayern "poker" Paderborint të Mehas
Pëlqej
Bayerni ka mposhtur Paderbornin me rezultatin 4-0, në "Allianz Arena"

Golin e parë e shënoi Mario Gotze (8’), pas një aksioni të Robben dhe Muller, i cili dhuroi asistin.

Robert Leëandoëski shënoi për 2-0 në minutën e 14, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë.

Mario Gotze shënoi edhe në pjesën e dytë (78’). Ishte një tjetër angazhim i Robben, i cili krijoi rast për Muller, por topi i tij u bllokua për të shkuar deri te bashkëkombësi i tij që shënoi golin e dytë personal.

Erdhi radha edhe për Thomas Muller që të shënonte (85’) dhe përsëri në qendër të aksionit ishte Arjen Robben.

Në këtë takim, mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, vetëm e nxehu bankën rezervë, ndërsa Meha nuk luajti fare.

Bayern Munichu kryeson kampionatin me 11 pikë, dy më shumë se Mainzi që mban pozitën e dytë në tabelë.
Shtuar më 23/09/2014, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori