Bayern rrëmben yllin e Interit
Bayern Munich me sa duket e ka gjetur shumë shpejt zëvendsuesin e Arjen Robbenit i cili do të largohet pas një dekade, shkruan Albeu.com.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Niko Kovaç, trajneri i Bajernit, është gati të paguajë 50 milionë euro për bashkëkombësin e tij që luan në Serinë A me skuadrën e Interit.

Ivan ka deklaruar disa ditë më parë se është i hapur të provojë një aventurë të re larg “San Siro”-s.

Ndërkohë Ivan Perisic e njëh mjaft mirë kampionatin gjerman, teksa më parë është aktivizuar me skuadrat e Borusia Dortmund dhe Ëolsfburgut.

Ai këtë sezon është aktivizuar në 12 ndeshje me ziklatrit. Megjithatë me zyrtarizimin e Beppe Marotës si drejtor sportive tek Interi, bisedimet mund të avancojnë më lirshëm. /albeu.com/





Shtuar më 05/12/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori