Bayern-Schalke, supersfida e Bundesligës
Bayern Munich-Schalke është supersfida e javës së 21-të të Bundesligës gjermane. Dy skuadrat paraqiten në situata të ndryshme në “Allianz Arena”: Bavarezët si kryesues, ndërsa Schalke në vendin e gjashtë, në luftë për një vend në Champions gjatë edicionit të ardhshëm.

Rendimentit të dobët të skuadrës, me vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit, i shtohet edhe mungesa e sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar.

"Natyrisht e kemi të qartë që nuk është një ndeshje e lehtë. Bayerni është një prej skuadrave më të forta në Europë. Nuk jemi në situatë të mirë edhe prej mungesave, megjtihatë duhet të luajmë për rezultat. Nuk kemi kohë të ankohemi".

Skuadra e Jupp Heynckes duket e pandalshme në këtë sezon. Me avantazhin prej 12 pikësh nga ndjekësit e Borussia Dortmund, ajo ecën e sigurt drejt titullit në Bundesligë.

Bayerni ka koleksionuar 4 fitore dhe 2 barazime në ndeshjet e fundit dhe ka sulmin më të mirë të kampionatit. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori