Bayern shfaq interes për sulmuesin e Premier League
Pasi u raportua se Arsenal kishte nisur negociatat me Wilfried Zaha, tani thuhet se edhe Bayern Munich dhe Atletico Madrid kanë shfaqur interes për motorin e sulmit të Crystal Palace.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë mund të zëvendësojë Antoine Griezmann në skuadrën e spanjollëve.

Ndërs Daily Star e sheh ndryshe situatën te kampionët rekord të kampionatit gjerman.
Edhe Griezmann thuhet të jetë duke biseduar me bavarezët. Nëse Bayern do të arrinte të firmoste me kampionin e botës, atëherë interesi për Zaha do të zhdukej.

Megjithatë, nëse nuk arrihet transferimi i Griezmann, atëherë do të merrej Zaha i cili mund të kushtojë rreth 80 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori