Bayern shkatërron Wolfsburg, Dortmund ia del në fund (VIDEO)





Bayern Munich dhe Borussia Dortmund vazhdojnë të kryesojnë me pikë të barabarta (57) Bundesliga-n pas javës së 25-të. Të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet respektive të luajtura në shtëpi kundër Wolfsburg dhe Stuttgart.

Suksesi i bavarezëve ka qenë shumë më bindës se ai i rivalëve verdhezinj. Lojtarët e Niko Kovac, në fakt, kanë mundur 6-0 Wolfsburg-un falë golave të Gnabry (34'), Lewandowski (37', 85'), Rodriguez (52'), Muller (76') dhe Kimmich (82').

Sulmuesi polak i Bayern ka realizuar 197-të gola në kampionatin gjerman dhe është bërë lojtari i huaj me më shumë realizime në historinë e Bundesliga-s, duke lënë mbrapa Claudio Pizarro-n (195).

Nuk ka qenë e lehtë për Dortmund-in të siguronte tri pikët në shtëpi kundër Stuttgart-it të vendit të 16-të, që është dorëzuar në minutat e fundit pas golave të Alcacer (84') dhe Pulisic (92'). Reus kaloi në avantazh vendasit me një penallti në minutën e 62-të, por miqtë barazuan përkohësisht me Kempf në të 71-ën.
Shtuar më 09/03/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori