Bayern shumë i fuqishëm për Schalken (VIDEO)
As Schalke 04 nuk ka mundur të ndal Bayern Mynihun. Bavarezët mposhtën në “Allianz Arena” me rezultat 4-0 ekipin e “Bluve Mbretëtor” të Schalkes.

Jupp Heynckes në këtë ndeshje kishte bërë disa ndryshme në formacion duke vendosur titullar Robben e Gomez, me këta të fundit që humbin disa raste për të ndryshuar rezultatin.

Por në minutën e 19 gjërat shkojnë në favor të Bayern me arbitrin që akordon një penallti dhe Alaba e shndërron në gol.

Schweinsteiger në minutën e 32 dyshifon rezultatin. Gjigandët gjermanë nuk e mbyllin me kaq, pasi në fillim e pjesë së dytë Alaba gjen përsëri rrjetën duke i çuar shifrat në 3-0, me Schalke që është tërhequr në mbrojtje. Edhe Gomez lë shënjën e tij në këtë ndeshje ku realizoi në minutën e 64’.

Bavarezët shkëputen në kuotën e 54 pikëve.

Shtuar më 09/02/2013, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori