Bayern sjell surprizën, zëvendëson Ancelottin me ish-trajnerin e Unitedit
Që kur shkarkoi italianin Carlo Ancelotti, skuadra e Bayern Munich është në kërkim të një trajneri të ri.

Sipas mediave gjermane zgjedhja e parë është ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel.

Por, ai nuk është zgjedhja e vetme, pasi në listë është edhe ish-trajneri i tyre, Louis Van Gaal, i cili edhe më herët kishte drejtuar Bayernin, shkruan Bild.

Van Gaal është i papunë që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi në vitin 2016.
Shtuar më 03/10/2017, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori