Bayern të dielën në stadium kundër Juves për të vëzhguar lojën e Hysës
Pëlqej
Në Angli emra sugjestionues si Manchester United, Arsenal apo Chelsea, por ndërkohë që nga Gjermania, Bajerni i Mynihut kanë treguar interesim për Elseid Hysajn.

Siç “Tuttomercatoëeb”, disa emisarë të Bayernit do të jenë në Juventus Stadium, për të ndjekur gjatë kryesfidës së javës në Itali, pikërisht Juventus- Napoli, nga pranë paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare. Hysaj është një ndër pikat fikse të formacionit titullar të Napolit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, dhe gjithmonë duke ju referuar mediave italiane, vlerësimi që i bën klubi i Aurelio De Laurentis, kartonit të 24 vjecarit nga Shkodra është 50 milionë euro.

Bajerni është në kërkim të zëvendësuesit të Rafinha-s i cili pritet të lërë Mynihun pas disa viteve eksperiencë me bavarezët, dhe Hysaj konsiderohet si profili ideal për Bajernin. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori