Bayern vendos mos e blejë Coutinhon, 3 klube angleze kontaktojnë menaxherin e brazilianit
Tashmë është pothuajse e sigurt; Philippe
Coutinho s’do të qëndrojë te Bayern Munchen.
Braziliani ka pak shanse që të qëndrojë edhe te
Barcelona, megjithatë nuk duhet të shqetësohet, pasi shumë oferta do të ketë në tavolinë gjatë
verës.
Për 27-vjeçarin interesohen tre klube angleze, Chelsea, Manchester United dhe Leicester.
Sipas “Mundo Deportivo”, klubet në fjalë tashmë kanë kontaktuar agjentin e Coutinhos dhe do të bëhet një “luftë” gjatë
verës për t’i siguruar shërbimet e ish-mesfushorit të Liverpoolit.
Coutinho çuditërisht, edhe pse po shkëlqente te Liverpooli, nuk bindi te
Barcelona, duke u huazuar te Bayerni me të drejtë blerje për 120 milionë euro, por klubi gjerman s’do të aktivizojë klauzolën.
Shtuar më 22/05/2020,
ora 23:19