Bayern-Wolfsburg, gafa që do hyjë në histori (VIDEO)
Pëlqej
Bayern Munchen mundi Wolfsburgun në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës. Por fitorja ka qënë shumë e vuajtur madje në fund të takimit miqtë edhe mund të kishin barazuar.

Sulmuesi i "Ujqërve", Junio Malanda, për fatin e mirë të Pep Guardiolës, humbi një rast mëse të pastër shënimi.

Topi ishte shumë pranë vijës fatale dhe donte vetëm një të shtyrë për të përfunduar në rrjetën bavareze, por sulmuesi bëri më të vështirën: e nxorri jashtë. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori