Ekipi gjerman i Bayern Munich e ka nisur me këmbë të mbarë ndeshjen e parë të "Play Off"-it në Ligën e Kampioneve kundrejt ekipit zvicerian të Zurich pasi ka fituar në Allianz Arena me rezultatin 2-0.
Ishte thjesht një ndeshje e lehtë për ekipin bavarez pasi me dy golat e titullarëve të tij Robben dhe Schweinsteiger kanë mjaftuar për të marrë një rezultat pozitiv.
Schweinsteiger ka arritur të hapë serinë e golave në minutën e 8' të pjesës së parë duke e mbyll me këtë gol pjesën e parë në favorin e tyre.
Me fillimin e së dytës ndeshja ka vetëm një pamje Bayerni që sulmon gjatë gjithë kohës dhe Zurich që mbrohet.
Duhet të vijë minuta e 72' ku holandezi i munguar tek ekipi bavarez Robben ka shënuar duke e bërë takimin më të lehtë për ndeshjen e kthimit.