Bayerni "çmendet", ofertë rekord për të bindur Sanchez
Carlo Ancelotti e ka gati planin për t'u rikthyer në pretendentë në Ligën e Kampionëve. Strategu italian kërkon me çdo kush afrimin e Alexis Sanchez, dhe për këtë arsye klubi bavarez ka gati plot 25 milionë euro në sezon për ta bindur që të braktis Londrën.

Një pagë e tillë është shumë lartë, aq me tepër në Gjermani. Te Bayerni për momentin më i paguari është Robert Leëandoëski me 15 milionë euro në sezon.

Te Bayerni paratë për të ndërhyrë ne merkato nuk janë problem, pasi klubi arkëton rreth 600 milionë euro në vit. Në fakt në Gjermani janë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për blerjen e futbollistëve, teksa bavarezët rralë herë gabojnë në lojtarët që transferojnë. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2017, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori