Bayerni del nga tradita, humb rreth 100 milion euro për një vit
Jemi mësuar ta shohim Bayern Munchenin, duke i menaxhuar shumë mirë të gjitha situatat. Si transferimet, blerjet, klubin, tifozët etj. Por, për një vit, duket se e ka humbur paksa seriozitetin.

Pse? David Alaba është afër marrëveshjes me klubin e Real Madridit. Nuk do të largohet këtë afat, por në atë të verës që nënkupton se do të shkojë me parametra zerro.

Një dështim i madh i klubit bavarez! Nëse Alaba shkon në verë, kampioni gjerman do t’i humbë 65 milionë euro. Aq ka vlerë Alaba, sipas transfermarkt-it.

Të njëjtin rast e kishte me Thiago Alcantarani. Bile me këtë të fundit, Bayerni i mori disa para, sa për të thënë. Pra, vetëm 22 milionë euro. Jo, sa e kishte vlerën, mbi 50 milionë euro.

Duke i llogaritur dy futbollistët, i bie se Bayerni humbi rreth 100 milionë euro për vetëm një vit. Një shumë e madhe, apo jo?!

Më e keqja e kësaj është se, përveç parasë, pra humbi edhe dy superlojtarë.

Shtuar më 19/01/2021, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori