Bayerni dominues
Pëlqej
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Marco Reus, pretBayern Munichu të jetë përsëri skuadra dominuese në Bundesliga edhe në sezonin 2014/2015.

Bavarezët janë fuqia kryesore në futbollin gjerman sidomos në dy sezonet e fundit, ndërsa 25-vjeçari nuk pret ndonjë ndryshim edhe në edicionin e ri.

“Në Bundesliga përsëri do ta ketë fjalën Bayern Munichu”.

“Sa i përket Dortmundit, ne duhet të sigurohemi që të mos humbim shumë pikë përsëri, siç bëmë kah mesi i sezonit të kaluar”.

“Luajtëm shumë mirë në fillim të sezonit dhe kah fundi, por nuk ishim në nivel të njëjtë kah mesi i sezonit”, ka deklaruar Reus për Kicker.
Shtuar më 04/08/2014, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori