Bayern
Munchen tanimë janë duke menduar për zëvendësimin e
David Alabas i cili do largohet nga "Allianz Arena" si lojtar i lirë, dhe destinacioni i tij i mundshëm është Real Madrid.
"Bavarezët" kanë identifikuar objektivin e tyre për
mbrojtjen pas largimit të
David Alaba, të cilit i skadon kontrata dhe do të largohet në verë si lojtar i lirë.
Mbrojtësi i Real Madrid, Eder
Militao, po vuan nga hapësirat e pakta që po ka nën drejtimin e Zinedine Zidane.
Sipas "Mundodeportivo.com",
Militao shihet si zëvendësimi ideal për
mbrojtjen. Trajneri i Bayern
Munchen, Hans-Dieter Flick ka qenë i lidhur shumë me yllin francez Dayot Upamecano, megjithatë, ai nëse vendos të largohet nga Gjermania,
Militao mund të kalojë nga të qenit plani b në zgjedhjen e parë dhe kryesore.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 13:11