Bayerni, ende larg formës optimale
Pëlqej
Pas përfundimit të Botërorit të Brazilit, Pep Guardiola ishte ndër të parët që paralajmëroi ditë të vështira për Bayernin e tij në këtë prag sezoni.

Të njëjtin mendim me trajnerin spanjoll ndan edhe Mario Gotze, sipas të cilit skuadra ende nuk e ka marrë veten plotësisht.

“Përgjithësisht në këto momente mund të jemi të kënaqur. Pas këtij takimi është e rëndësishme që kaluam në raundin tjetër. Aktualisht e gjithë skuadra ndodhet në një nivel të mirë, por kemi ende punë për të bërë për të arritur formën optimale” shprehet sulmuesi gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori