Bayerni gati të rinovojë me sulmuesin kryesor
Megjithëse Bayern Munich ka nisur procesin e rinimit të skuadrës, klubi gjerman kërkon të rinovojë kontratën e Robert Lewandowski-t përtej vitit 2021.

Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv Hasan Salihamidzic për Sport1: "Tani do të nisim negociatat".

"Megjithatë, duke parë që kemi shumë kohë në dispozicion, do ta marrim me qetësi," është shprehur ai pas fitores 6-0 ndaj VfL Wolfsburg të shtunën e kaluar.

30-vjeçari Lewandowski u transferua nga Borussia Dortmund në vitin 2014 te kampionët në fuqi.

"Lewa është një prej sulmuesve më të mirë në botë, mbase për momentin numri 9 më i mirë në botë," shprehet Salihamidzic. /albeu.com/


Shtuar më 12/03/2019, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori