Bayerni gjen pasuesin e Xabi Alonsos, e kërkon gjysma e Europës (FOTO)

Leon Goretzka
Xabi Alonso në fund të këtij sezoni i dha lamtumirën Bayernit duke lënë një hapësirë të madhe në mesfushë. Gjithsesi klubi bavarez nuk është se shqetësohet shumë për këto situata.

Mediat gjermane së fundmi shkruajnë se kampionët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje me lojtarin e Schalke 04, Leon Goretzka. 22-vjeçari ka rënë dakord që të veshë fanellën e kuqe, por nuk është përcaktuar ende koha e kur do të ndodhë.

Bayerni do të paguajë 20 milionë euro nëse e transferon këtë verë, ose asnjë qindarkë nëse e bën në verën e ardhshme. /albeu.com/


Shtuar më 24/05/2017, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori