Bayerni hidhet në sulm për yllin e Realit
Mediat britanike zbulojnë lëvizjet e fundit të Bayernit të Mynihut në merkato duke publikuar një lajm bombë për tregun e trensferimeve.

Gareth Bale është vënë në shënjestër nga drejtuesit e klubit gjerman, të cilët synojnë të forcojnë repartin e avancuar edhe pse zgjedhjet në dispozicion të Guardiolës janë të bollshme. I transferuar te Reali i Madridit në vitin 2013, uellsiani nuk i ka justifikuar asnjëherë 91 milionë eurot e paguara për të në llogarinë e Tottenhamit dhe në këtë mënyrë klubi “Los Blancos” nuk e mbyll derën e një largimi të mundshëm. Sipas portalit gjerman “Sportal.De” që citon tabloidin “Daily Mirror”, Bayerni i Mynihut ka dhënë sinjale në drejtim të uellsianit.

Nëse hyjnë në garë, kampionët e Gjermanisë duhet të bëjnë llogaritë me Manchester United dhe milionat që Van Gaal ka llogaritur për të shkëputur britanikun nga Madridi. Anglezët tentuan ta finalizonin blerjen e uellsianit që në merkaton e verës, por Florentino Perez bëri një hap pas duke kërkuar t’i jepte dhe një shans që mesa duket Bale nuk po e shfrytëzon.
Shtuar më 23/10/2015, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori