Bayerni ka gati planin "B" nëse Guardiola largohet
Bajern Mynihu po i tenton të gjitha mënyrat për të bindur Guardiolën të shtyjë kontratën e tij tek bavarezët, por ky i fundit ka ende dyshime.

Spanjolli është i lidhur deri në vitin 2016 me Bajernin, ndaj dhe në fund të sezonit mendohet se do të vijojë aventurën në një klub të ri.

Sipas mediave angleze, Guardiola po pret me padurim mbylljen e
kampionatit gjerman, pasi trajneri spanjoll aludohet se ka arritur një marrëveshje me Mançester Sitin për të vijuar karrierën në
Premierligë.

Për këtë arsye, Bajerni do të përdorë planin “B”, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ish­ trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti, i cili në rast se e pranon ofertën, do të bëhej trajneri i dytë italian që merr drejtimin e klubit bavarez, pas Xhovani Trapatonit.
Shtuar më 12/11/2015, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori