Bayerni konfirmon largimin e Alabas, Interi dhe Juventusi duan austriakun
Hasan Salihamidzic zbulon se objektivi i Interit dhe Juventusit, David Alaba mund të largohet nga Bayern Munich pasi klubi nuk do të paraqesë më ndonjë ofertë të re për të zgjatur kontratën e tij.

Marrëveshja aktuale e austriakut skadon në fund të sezonit dhe Salihamidzic ka konfirmuar se ai nuk do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me klubin.

Sipas raporteve në Itali, Alaba është ofruar nga agjentët e tij te Juventus dhe Interi, por klube të tjera të mëdha evropiane, si Real Madrid dhe PSG, janë të gjithashtu të interesuara të nënshkruajnë 28-vjeçarin.

“Nuk e di se si mund të takohemi ende pasi ai refuzoi propozimin tonë për rinovimin dhe ne duhet ta marrim parasysh atë”, ka thënë fillimisht Salihamidzic për Sky Sports Deutschland.

“Davidi mund të na lërë, ne tashmë i kemi thënë agjentit të tij se nuk do të paraqesim më oferta”.


“Ne të gjithë jemi profesionistë. Ne me të vërtetë e vlerësojmë Alaban, ai është një lojtar i madh dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”.

“Nëse një lojtar i tillë largohet nga klubi si një lojtar i lirë, do të ishte dëmi më i keq”, përfundoi drejtori sportiv i Bavarezëve.
Shtuar më 04/11/2020, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori