Bayerni largon "pleqtë" nga ekipi
Në fund të këtij sezoni, kampionët e futbollit gjerman mund t’i thonë lamtumirë emrave të tillë si Arjen Robben, Franck Ribery dhe Xabi Alonso që së bashku në rang klubesh dhe kombëtaresh kanë fituar gjithçka, që nga Liga e Kampionëve, Kampionati Botëror, Evropian apo tituj.

Deklaratat e fundit të zyrtarëve të klubit bavarez lënë gjithçka të qartë lidhur me situatën e treshes fantastike të kampionëve të Bundesligës.

Arjen Robben ishte titullar ndaj Kolnit për herë të parë që prej 5 marsit pasi po përndiqet nga problemet fizike. Në muajt e fundit situata është përkeqësuar dhe integrimi është më i vështirë, edhe pse publiku gjithmonë e adhuron.

Ribery ndodhet te Bajern prej 9 vjetësh, por nuk mjafton historia dhe vullneti i francezit për ta mbajtur ende në skuadër. Me të gjitha gjasat ai mund të ketë në dorë një kontratë 1-vjeçare por nuk dihet nëse do ta pranojë.

Alonso mbeti në ekip falë ndikimit të trajnerit Ancelotti dhe nëse mban nivelin aktual, nuk do të jetë i vështirë rikonfirmimi.

Por në rastin më të parë të dëmtimeve apo konflikteve këtë sezon, spanjolli tashmë veteran do ta ketë derën të hapur.

Të tre ata bashkë koleksionojnë 60 trofe, një numër i madh që ndoshta edhe ekipe me histori disa vjeçare nuk e arrijnë. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2016, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori